Milot Rashica, lojtari më i mirë i sezonit te Werder Bremen

Futboll

Milot Rashica, lojtari më i mirë i sezonit te Werder Bremen

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:41
Milot Rashica gjatë pranimit të çmimit

Milot Rashica është shpërblyer pas sezonit fantastik që pati me Werder Bremen.

Ylli shqiptar pranoi sot çmimin si ‘Lojtari i vitit’ te skuadra gjermane.

23-vjeçari shijoi një edicion fantastik, pavarësisht startit të vështirë që pati me Werderin.

12 golat e shënuar në 30 paraqitje e ndihmuan Rashicën ta fitonte çmimin e më të mirit te skuadra e blertë.

Futbollisti vushtrrias ishte vendimtar në disa prej sfidave të sezonit të kaluar, çka impresionoi edhe trajnerin Florian Kohfeldt, i cili pati thënë: ‘’Kur Rashica ka topin, çdo kundërshtarë duhet ta ketë frikën’’.

Rashica gjithashtu ndihmoi Kosovën ta fitonte Ligën e Kombeve dhe ta realizonte fitoren e parë në histori të kualifikimeve, kur mundën Bullgarinë (2-3).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat