Veseli niset drejt klubit turk

Futboll

Veseli niset drejt klubit turk

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 09:43
Frederik Veseli

Frederik Veseli ka vendosur që t’i japë lamtumirën futbollit italian, duke u larguar nga Empoli edhe pse kishte kontratë për dy sezonet e ardhshme me klubin italian.

Destinacioni i radhës i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare do të jetë Turqia.

Mungon vetëm zyrtarizmi, por lojtari ka gjetur akordin me klubin turk të Denizlispor dhe do të vazhdojë atje karrierën e tij.

Nga përtej Adriatikut bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe se Veseli do të prezantohet këto ditë në klubin e tij të ri.

Denizlispor është një skuadër e cila në vitin e fundit është ngjitur nga kategoria e dytë turke në elitën e futbollit dhe dëshiron që të mos rrezikojë rënien e të lërë menjëherë shenjë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat