Milan nënshkruan me lojtarin më të mirë të Kupës së Afrikës!

Futboll

Milan nënshkruan me lojtarin më të mirë të Kupës së Afrikës!

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 09:54
Ismael Bennacer

Tashmë nuk ka dilema, Ismael Bennacer është blerja e radhës e Milanit, të cilin e kanë marrë nga Empoli për 16 milionë euro, plus 2 të tjera në formë bonusesh, ndërsa vetë lojtari firmosi kontratë 5-vjeçare, deri në verën e vitit 2024.

Mesfushori është ende me pushime, pasi luajti me Algjerinë në Kupën e Afrikës, ku fituan trofeun dhe blerja e re e “Djallit” u shpall lojtari më i mirë i këtij turneu.

21-vjeçari u largua nga Empoli, pasi skuadra e tij ra në Serie B dhe Milani e mori menjëherë, duke qenë se edhe nuk kishte konkurrencë të fortë për të. Vizitat mjekësore algjeriani i pati kryer që me 22 korrik, por vetëm sot u bë zyrtarizimi nga klubi kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat