Lukaku dhe 40 mln euro, ja pse United duhet të trembet nga afrimi i Dybala

Futboll

Lukaku dhe 40 mln euro, ja pse United duhet të trembet nga afrimi i Dybala

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:28
Dybala

Manchester United duhet të bëjë llogaritë mirë nëse mendon të kryejë shkëmbimin Dybala-Lukaku, sepse mund të duhet të paguajë edhe 40 milionë euro të tjera për argjentinasin.

Dybala ka patur kontratë 10-vjeçare me agjencinë “Star Image” dhe në vitin 2017 ai e prishi në mënyrë të njëanshme, duke nënshkruar me një agjent tjetër.

Duke qenë se agjencia që kishte në menaxhim lojtarin disponon kontratën 10-vjeçare, e ka dërguar rastin në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë dhe këtë javë merret vendimi. Në rast se fiton agjencia e parë, atëherë klubi që ka kartonin e Dybala dhe lojtari duhet të paguajnë deri në 40 mln euro dëmshpërblim.

Përveç kësaj shume Dybala i ka kërkuar pagë 12 milionë euro në sezon “Djajve të Kuq” dhe 15 milionë euro komisione për agjentin e tij Jorge Antun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat