Largohet apo jo Pogba

Futboll

Largohet apo jo Pogba

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:09
Largohet apo jo Pogba

Trajneri i Manchester Utd, Ole Gunar Solskjaer, i ka mbyllur derën Realit të Madridit, dhe gjithë skuadrave që këtë verë kërkojnë shërbimet e Pol Pogba.

Diçka të tillë, Solskjaer e ka bërë nga dhoma e konferencës, pas miqësores së djeshme ndaj Milanit. “Me Pogban fola para se të niseshim për në miqësore, dhe nuk ndihej mirë. Nuk e prisja që ta kisha me vete.

Nuk ka tamam një dëmtim, por ndjente dhimbje dhe nuk e rrezikuam. Mendoj se do jetë gati për Chelseat javën tjetër. Largim? Jo, nuk besoj. Nuk kam dyshime, Pogba do mbetet me ne” – deklaroi fillimisht tekniku norvegjez.

Më pas, Solskjaer foli edhe për Romelu Lukakun, për të cilin Interi dhe Juventusi kanë ditë në “luftë”. “Mendoj se ai do jetë bashkë me grupin javën tjetër. Me Lukakun kam folur, dhe i kam shpjeguar si të sillet në situata të caktuara, vetëm kaq” – u shpreh Solskjaer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat