Evra: Pogba duhet të largohet nga Manchester United

Futboll

Evra: Pogba duhet të largohet nga Manchester United

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 16:03
Paul Pogba

Paul Pogba ka nevojë për pak më shumë dashuri për të shkëlqyer te Manchester United, sipas ish-shokut të skuadrës Patrice Evra.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, Paul Pogba, kërkohet me ngulm nga Real Madridi i Zinedine Zidane.

Megjithatë, Ole Gunnar Solskjaer insiston se “nuk kam asnjë dyshim” se lojtari do të qëndrojë në “Old Trafford”, pavarësisht se raportohet se mesfushori gjithashtu është duke insistuar që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Sido që të jetë, tani Evra thotë se për të dhënë më të mirën me fanellën e Unitedit, Pogba ka nevojë për më shumë mbështetje nga të gjithë, teksa nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë me të.

“Nuk e di të ardhmen e Pogbas”, tha Evra për Daily Mail.

“Ajo çka di është se në Juventus është ndier shumë i dashur, i rëndësishëm. Ai nuk e ndjen atë dashuri edhe në Manchester”.

“Gjithmonë harrojmë se çfarë lojtari është. Lojtarët vlerësohen në bazë të paraqitjeve në fushë. Vrisni atë nëse nuk luan mirë, por kur luan mirë duhet të koncentroheni në atë”, iu drejtua Evra gazetarit.

“Kur ju bleni vetura luksoze dhe shtëpi të mëdha, do të krijoni urrejtje dhe xhelozi kështu që duhet të bëni hap para në lojën tuaj dhe të siguroheni që të mos ndikoi kjo te ju”.

“Çfarë mund t’i them Pogbas: bëj çfarëdo që dëshiron, por nëse e sheh se ajo gjë po ndikon në lojën tënde, ndalu. Mos tento të jesh luftëtarë, ndalo”.

Pogba e mbylli sezonin 2018/19 me 16 gola dhe 11 asiste në 47 paraqitje, por jo mjaftueshëm për tifozët e “Djajve të Kuq” që vazhdimisht e kanë kritikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat