Guri i jashtëzakonshëm, dy gola në elitën belge

Futboll

Guri i jashtëzakonshëm, dy gola në elitën belge

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:37
Guri i jashtëzakonshëm, dy gola në elitën belge

Futbollisti shqiptar, Sindrit Guri, po shkëlqen në edicionin e ri në Superligën e Belgjikës. Ai bëri lojë të jashtëzakonshme duke shënuar dy gola për fitoren Oostendes me rezultat 3:1 në duel me Cercle Brugge-n.  

Guri shënoi në minutën e 32-të dhe në atë të 87-tën, si dhe Saadi autogol në minutën e 40-të për Oostenden, ndërsa Saadi realizon (7') për Cercle Brugge.

Me vetëm dy gola Guri mbylli sezonin e kaluar të kampionatit belg me Oostenden, ndërkohë 2 gola ish-sulmuesi i Kukësit i shënoi që në ndeshjen e tij debutuese në sezonin e ri. Pasi mungoi në javën e parë për shkak dëmtimi Guri e nisi si titullar sfidën e javës së dytë ndaj Cercle Brugge dhe spikati me një dygolësh duke udhëhequr Oostenden drejt fitores.

Trajneri i ri Kore Ingebrigsten, beson shumë te aftësitë e Gurit dhe ky parashikohet të jetë viti i shpërthimit të madh i sulmuesit 25-vjeçar, i cili në sezonin e tij të parë vuajti shumë përshtatjen në kampionatin belg por edhe ndryshimet e shumta në stol te Oostende. Në një intervistë për mediat belge në përfundim të ndeshjes ndaj Cercle Brugge, Guri deklaroi: “Të them të drejtën, trajneri më ka thënë që të qëndroj pranë shtyllës së dytë gjatë harkimeve, por si sulmues ndonjëherë e ndjen se ku duhet të jesh në një moment të caktuar”.

Guri foli edhe për paraqitjen e tij në tërësi në këtë ndeshje. “Është një paraqitje që më jep shumë besim dhe më qetëson. Një sulmues që shënon është një sulmues i gëzuar. Trajneri i ri më jep më shumë besim.

Tani trajneri udhëzon skuadrën të më pasojë më shumë dhe të luajmë futboll më të bukur. Më duhet ta falënderoj. Sezonin e kaluar trajnerët nuk patën shumë besim tek unë. Vetëm vrapoja pafund”, tha Guri. Pas javës së dytë, katër skuadra janë me pikë të njëjta (6): Club Brugge, St. Liege, Mechelen e Oostende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat