Shaqirin shënon nga penalltia, por Manchester fiton trofeun

Futboll

Shaqirin shënon nga penalltia, por Manchester fiton trofeun

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2019 Në ora: 18:12
Shaqirin shënon nga penalltia, por Manchester fiton trofeun

Manchester City fiton Superkupën e Anglisë, pasi që në finale me penallti e mposhti me rezultat 5:4 kampionin e Evropës Liverpoolin. Në një ndeshje të  luftuar në “Wemblye” të Londrës, në praninë e 77565 shikues,  ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1 por penalltitë vendosën fituesin.

Në minutën e 12-të, Raheem Sterling shënon nga afërsia pas një reagimit të dobët të mbrojtjes së Liverpoolit. Ai nga afërsia godet bukur por edhe portieri nuk reagoi si duhet dhe 0:1 për Cityn. Në minutën e 77-të, Joel Matip nga afërsia me kokë godet bukur dhe barazon shifrat, 1:1.

Xherdan Shaqiri futet në lojë në minutën e 79-të në vend të Firminos por pa sukses që të triumfojnë në hapje të edicionit të ri.  Shaqiri ka qenë i pagabueshëm gjatë gjuajtjeve nga penalltitë, por goli i tij nuk mjaftoi.

Nga penalltitë, për Liverpoolin shënuan: Shaqiri, Lallana, Oxlade-Chamberlain, Salah dhe dështoi Wijnaldum, ndërsa për Manchester Cityn realizuan Gundogan, Silva, Foden, Zinchenko e Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat