Fjalët e Klopp pas disfatës nga City

Futboll

Fjalët e Klopp pas disfatës nga City

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 08:07
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka përsëritur besimin e tij se skuadra e Liverpool ka pasur një para-sezon të vështirë, por tha se ai pa shumë gjëra pozitive në performancën e djeshme të Community Shield, megjithë rezultatin.

‘Reds’ humbën pas ekzekutimit të penalltive nga Manchester City, pasi koha e rregullt përfundoi baras 1-1.

“Mendova se ata dukeshin më shumë të uritur. Kjo nuk do të thotë se do të funksionojë gjithmonë, por ne luftuam sot”, tha gjermani pas lojës.

“Pas gjithë gjërave që u thanë në lidhje me konkurrencën, të dy ekipet donin ta fitonin atë në mënyrë të dëshpëruar, kjo shihej qartë”.

“Skuadra ime nuk do ndalet së punuari. Karakteri i ekipit është akoma tepër i mirë”, tha Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat