Tottenham me mungesë të madhe në fillim të kampionatit

Futboll

Tottenham me mungesë të madhe në fillim të kampionatit

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:48
Dele Alli

Dele Alli pritet të mungojë në ndeshjen e parë hapëse të Premier Ligës për Tottenham Hotspur.

Edhe vet trajneri Mauricio Pochettino është i shqetësuar për mungesën e tij.

Ai tha që Alli është në dyshim për në ndeshjen ndaj Aston Villës që Tottenham e zhvillon të shtunën në shtëpi.

Përpos ndaj Aston Villës, Pochettino pohoi se Alli mund të mungojë në disa javët e para.

“Nuk besoj që Dele Alli do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit”, tha Pochettino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat