Valverde këshillon klubin: Duhet të shesim këta lojtarë

Futboll

Valverde këshillon klubin: Duhet të shesim këta lojtarë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:09
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka sugjeruar klubin që të largojë disa lojtarë, veçanërisht në fazën e mesfushës e cila është mjaft e ngjeshur për Barcën këtë edicion.

‘Blaugranët’ nënshkruan me Frenkie de Jong këtë verë nga Ajax për 75 milionë euro dhe holandezi ka marrë menjëherë vendin e startuesit në ekip.

Riqui Puig, 19 vjeç, gjithashtu luajti në miqësore këtë verë dhe mund të jetë i gatshëm të ketë impakt në ekipin e parë.

Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Arthur Melo, Rafinha dhe Arturo Vidal janë lojtarët e tjerë që duken se jo të gjithë do ta kenë fatin të qëndrojnë në Camp Nou.

“Ka mjaft lojtarë në mesfushë”, tha trajneri pasi ekipi i tij mundi Arsenalin për trofeun Joan Gamper të dielën.

“Ne do të shohim nëse ndodh diçka. Nuk e di nëse do të ketë shitje apo prurje të reja”.

“Këtë vit ka më shumë konkurrencë”, tha ai në përgjigje të një pyetje në lidhje me të ardhmen e Vidal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat