Bennacer: E pamundur ta refuzosh Milanin

Futboll

Bennacer: E pamundur ta refuzosh Milanin

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:12
Ismael Bennacer

Lojtari më i mirë në Kupën e Afrikës është zyrtarizuar ditë më parë si lojtari më i ri i Milanit.

Ismael Bennacer në fjalët e para si rosoner ka deklaruar se është e pamundur ta refuzosh një klub si Milani.

“Është një nder i madh të jesh këtu. Unë nuk di çfarë të them saktësisht, jam shumë i entuziazmuar. Kur Milani të thërret ju vetëm duhet ta pranoni, e pamundur ti thuash jo,”, deklaroi Bennacer.

Kujtojmë që Bennacer ishte kërkesë e trajnerit Marco Giampaolo që nga ardhja e tij tek klubi rosoner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat