Badelj kthehet tek Fiorentina

Futboll

Badelj kthehet tek Fiorentina

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 17:52
Milan Badelj

Mesfushori kroat, Milan Badelj, është kthyer tek skuadra e Fiorentinës.

  Badelj ka bërë të ditur se pas përfundimit të aventurës me Lazion, ai do të kthehet tek skuadra ‘Viola’, ku kaloi një pjesë të mirë të karrierës.

Rikthimi i Badelj tek Fiorentina u konfirmua me konferencën për shtyp të mbajtur sot nga skuadra.

Fiorentina pagoi 700 mijë euro për ta kthyer lojtarin në formë huazimi, me mundësi që ta blejë atë për 4.3 milionë euro.

30 vjeçari kaloi tek Lazio sezonin e kaluar, ku fitoi Kupën e Italisë, por ai startoi vetëm 16 herë në të gjitha kompeticionet me romakët.

Lojtari me Fiorentinën regjistron plot 140 paraqitje, dhe ky numër pritet të rrihet akoma gjatë këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat