U shoqërua me neo-nazistët, skuadra gjermane befason me këtë vendim për kapitenin

Futboll

U shoqërua me neo-nazistët, skuadra gjermane befason me këtë vendim për kapitenin

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 08:19
Daniel Frahn

Ekipi i ligës së tretë gjermane Chemnitzer FC ka larguar kapitenin e klubit Daniel Frahn për shfaqjen e mbështetjes së tij për grupet neo-naziste.

32-vjeçari kishte humbur ndeshjen e së shtunës kundër Hallescher FC pasi kishte një dëmtim dhe më pas ndoqi ndeshjen së bashku me kryetarin e tifozëve të Chemnitzer, Kaotic Chemnitz, të cilët janë të njohur për lidhjen e tyre neo-naziste.

Vetë qyteti i Chemnitz ka pasur probleme të ndryshme me dhunën e ekstremit të djathtë, me trazira në vitin 2018 duke lënë disa të plagosur.

Në një përpjekje për të distancuar veten e tyre nga çdo përfshirje me lëvizjet e lartpërmendura, klubi ka ndarë rrugët me Frahn dhe përmes një deklarate në faqen e tyre të internetit tha se ata “do të vazhdojnë të veprojnë vazhdimisht kundër çdo ide antikushtetuese dhe simpatizantëve të tyre”.

Pas 4 ndeshjeve në Bundesliga 3, Chemnitzer ka tubuar vetëm një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat