Ish futbollisti i Partizanit të Beogradit në krye të Feronikelit - Bota Sot
Ish futbollisti i Partizanit të Beogradit në krye të Feronikelit

Futboll

Ish futbollisti i Partizanit të Beogradit në krye të Feronikelit

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 13:27
Ish futbollisti i Partizanit të Beogradit në krye të Feronikelit

KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukiçeviç. Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buduçnost nga Podgorica, Mogren nga Budva, Partizan nga Beograd, Sevilla nga Spanja, Larnaca nga Qipro etj.

“Vukiçeviç ka qenë po ashtu trajner i shumë skuadrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadrës Ventspils/Latvia.

Gjatë karrierës së tij si futbollist dhe po ashtu si trajner ka fituar tituj të kampionit dhe po ashtu trofe të kupës me ekipe të ndryshme.

Vukiçeviç ka arritur marrëveshje 1-vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.
Sot në stërvitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikeli do të jetë prezent trajneri i ri”, bëhet e ditur nga Feronikeli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...