Firmos me Crystal Palace

Futboll

Firmos me Crystal Palace

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 14:45
Firmos me Crystal Palace

Crystal Palace konfirmoi nënshkrimin me mbrojtësin Gary Cahill, pas largimit të tij nga Chelsea në përfundim të sezonit. 33-vjeçari u largua nga “Blutë e Londrës” pas shtatë sezoneve.

Cahill numëron 8 trofe gjatë qëndrimit të tij në “Stamford Bridge”, pasi ka triumfuar një herë në Champions League, nga dy herë në Premier League, Europa League dhe FA Cup si dhe një herë në Kupën e Ligës.

Te Crystal Palace, Gary Cahill do të bashkohet me me ish-trajnerin e tij në Kombëtaren e Anglise, Roy Hodgson me të cilin mbrojtësi ishte një pikë fikse në kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat