Largohet nga Arsenali

Futboll

Largohet nga Arsenali

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 16:57
Largohet nga Arsenali

Tashmë është zyrtare, Laurent Koshielni është larguar nga Arsenali, pas plotë 9 sezonesh.HJLHJL

Mbrojtësi francez, nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën e vendit të tij, Boronë. 33-vjeçari i ka kushtuar 5 milionë euro, arkave të klubit francez.

Koshielni zhvilloi 353 ndeshje me “Topçinjtë”, ku shënoi edhe 27 gola, ndërsa tani do të nisë një aventurë të re në kampionatin francez.

Arsenali tani është hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit, me alternativat që nuk mungojnë.

Mendohet se londinezët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje me Lajpcigun, për Dajot Upamekano, dhe thuhet se kanë bërë një ofertë prej 60 milionë euro, në drejtim të klubit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat