Tifozët drenicas shpërthejnë pas emërimit të Vukiçeviçit...

Futboll

Tifozët drenicas shpërthejnë pas emërimit të Vukiçeviçit...

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 17:37
Tifozët drenicas shpërthejnë pas emërimit të Vukiçeviçit...

Tifozët e Feronikelit ishin të ashpër në reagimet e tyre pas emërimit të trajnerit malazez, Dejan Vukiçeviç, në krye të kampionit aktual të Kosovës.

Image
Image

Komentet e disa tifozëve

Pasi e shkarkoi Zekirija Ramadanin, klubi i Feronikelit sot ka zyrtarizuar trajnerin nga Mali i Zi, raporton Insporti. Me këtë vendim të klubit, tifozët e ekipit nga Drenasi janë “tronditur” derisa kanë shpërthyer edhe në akuza ndaj klubit, në rrjetet sociale.

Në karrierën e tij si futbollist, Vukicevic kishte qenë pjesë edhe e skuadrës së famshme serbe, Partizanit të Beogradit.

Pas lajmit për emërimin e tij, tifozët kanë komentuar duke thënë se klubi ka emëruar një trajner “serb”.

E rreth këtij vendimi ka reaguar edhe kryetari i KF Feronikelit, Naser Ramaj, që në një prononcim për Blic ka thënë se nuk bëhet fjalë për një trajner serb.

Madje, sipas Ramajt, ai është një ndër trajnerët më të mirë, duke shtuar se nuk do të merret me ata që “nuk dinë të lexojnë”.Dejan Vukiçeviç, trajneri i ri i “KF Feronikeli”.

“Ai është trajner malazez dhe është ndër trajnerët më të mirë. Ai nuk është serb dhe për ata që nuk dinë të lexojnë, nuk merrem shumë me ta”, tha shkurtimisht presidenti i kampionit.

Klubi i Feronikelit në faqen zyrtare në Facebook, pas reagimeve të shumta fshiu postimin e parë, për ta postuar lajmin sërish, kësaj radhe duke e potencuar në titull se bëhet fjalë për një trajner malazez.

Debutimin e tij me klubin nga Drenasi, trajneri 51-vjeçar nga Podgorica do ta bëjë më 10 gusht, në ndeshjen miqësore që do të zhvillohet ndërmjet Feronikelit e Milanit në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat