Kamerunasi nënshkruan për katër vite me Ballkanin e Therandës 

Futboll

Kamerunasi nënshkruan për katër vite me Ballkanin e Therandës 

Nga: K. G. Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:08
Kamerunasi nënshkruan për katër vite me Ballkanin e Therandës 

Ballkani nga Theranda po përforcohet gjithnjë e më shumë dhe ky është edhe një lajm i mirë edhe për kryetrajnerin e kësaj skuadre, Ismet Munishi.

“FC Ballkani është duke u pasuruar dita ditës, këtij momentumi është duke i kontribuar edhe internacionalizimi i klubit, pasi që kemi arritur marrëveshje 4-vjeçare me futbollistin e supertalentuar nga Kameruni Effa Lazare Tristan Dylan.

Effa Lazare Tristan Dylan është 18 - vjeçar, këmbëshpejtë pozita e tij natyrale është sulmues anësor. Ka qenë pjesë e kombëtares së grupmoshave të reja të Kamerunit.

Effa siç tashme e quan qyteti jonë ka fituar zemrat e dashamirëve të klubit, andaj kjo na jep të drejt të shpresojmë se i njëjti do të lenë gjurmë në Superligën e Kosovës”, bëhet e ditur nga Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat