Rooney lojtar-trajner te Derby County!

Futboll

Rooney lojtar-trajner te Derby County!

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 19:17
Rooney lojtar-trajner te Derby County!

Wayne Rooney do të jetë lojtari më i ri i Derby County duke filluar nga janari i vitit 2020.

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze arriti akordin me drejtuesit e Derby-t dhe duke filluar nga muaji i parë i vitit të ardhshëm nuk do të jetë vetëm sulmuesi i klubit të Championship por edhe pjesë e stafit teknik të trajnerit holandez Philip Cocu.

Dëshira e Rooney është që pasi të përfundojë karrierën si futbollist të bëhet trajner dhe Derby i ka dhënë një mundësi të shkëlqyer për të ushtruar në një farë mënyre edhe profesionin e trajnerit pa varur ende këpucët në gozhdë.

Rooney ka firmosur për 1 vit e gjysmë me Derby dhe nga kjo marrëveshje do të përfitojë 100 mijë funte në javë dhe rreth 8 milionë funte për 18 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat