Lubisha, ish lojtari yt në Partizan erdhi në Republikë të Kosovës, si ndjeheni ju dhe këlyshët e tu në Beograd!

Futboll

Lubisha, ish lojtari yt në Partizan erdhi në Republikë të Kosovës, si ndjeheni ju dhe këlyshët e tu në Beograd!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2019 Në ora: 19:43
Lubisha, ish lojtari yt erdhi në Republikë të Kosovës, si po ndiheni ju dhe këlyshët tu në Beograd!

A thua si ndjehet Lubisha Tumbakoviq, që ka prejardhje shqiptare sipas disave, e disa thonë edhe mungol, por shkurt e shqip është nga Mitrovica, por i dal moti kohë familja e tij përkatësisht babai i tij në kryeqytetin serb, Beograd.

Lubisha Tumbakoviq, apo faqeziu që nuk i njeh rrënjët e tija, për atë që nuk e njohin mirë karrierën e tij, ka qenë kryetrajner në Partizan të Beogradit në periudhën 1992-1999 dhe ka pasur edhe lojtar malazezin Dejan Vukiçeviçin, që sot është emëruar kryetrajner i Feronikelit, kampion i Republikës së Kosovës.

Përderisa Lubisha nuk pranoi ta drejtojë Malin e Zi kundër Kosovës, në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe kjo i kushtoi edhe me shkarkim, ish lojtari i tij sot emërohet kryetrajner në klubin drenicas, në Republikë të Kosovës.

A thua, si do ta komentosh kafiterive të Beogradit me ata këlyshë, që Dejan Vikiçeviçi është në krye të Feronikelit, a thua, Lubisha do të kap koka dhe do t'i bie pishman që e kishte lejuar një lojtar si Dejani në ekipin e tij në periudhën 1994-1997.

Mendësia e Tumbakoviqit, që realisht e ka mbiemrin Tumbaku, është një mendësi primitive sepse sportin e ka përzier me politikë dhe harron rrënjët e tij shqiptare, që u rrit nga shqiptarët familje e tij.

Lubisha, sot pa dyshim se ka pësuar një flakaresh të rëndë nga Dejani. Lubisha është selektor i Serbisë, apo që e preu në besë Malin e Zi pak orë para ndeshjes me Kosovën. Lubishë, Dejani është në Republikë dhe e njeh shtetin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat