Efekti Conte, rilindin dy dështakët më të mëdhenj të Interit

Futboll

Efekti Conte, rilindin dy dështakët më të mëdhenj të Interit

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 23:48
Antonio Conte

Që kur Antonio Conte filloi punën si trajner i Interit, për Antonio Candreva dhe Henrique Dalbert ka filluar një jetë e re.

Dy lojtarët anësore kanë vuajtur shumë në epokën e Luciano Spallettit, ndërsa me modulin 3-5-2 duket se janë në një tjetër nivel. Braziliani Dalbert ka marrë më shumë përgjegjësi, i saktë në mbrojtje dhe në pasime të shkurtra, pa përmendur iniciativat në sulm me aksionet e tij të shpejta.

Në anën tjetër, Candreva, perfekt për këtë modul loje, ndeshja ndaj Tottenham mund të cilësohet si më e mira e tij në këtë fazë përgatitore.

I përfshirë në skuadër dhe punoi si një mekanizëm me grupin. Kombinime të duhura dhe ndihmë e madhe në disa situata në mbrojtje, bashkëpunim i saktë me D’Ambrosio.

Përveç tyre Inter ka Lazaro dhe Asamoah. Blerja e verës është i dëmtuar dhe Conte ka punuar me të vetëm nëpërmjet videove dhe pret që ta ketë gati për ndeshjen ndaj Valencia. Gjithsesi nga minuta e parë sezonin, pikërisht ndeshjen ndaj Lecce, me të gjitha gjasat do e fillojë Candreva si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat