Bislimi: Lamtumirë futboll!

Futboll

Bislimi: Lamtumirë futboll!

Nga: K. G. Më: 7 gusht 2019 Në ora: 11:42
Bislimi: Lamtumirë futboll!

Ish portieri Jeton Bislimi bëri të ditur vendimin e tij, duke thënë se largohet nga roli i trajnerit.

““Lamtumirë Futboll. Pas shumë viteve futbollist aktiv, dhe 10 vite trajner i portierëve me Licencë UEFA në klubin e qytetit tim Ferizaj, pas përfundimit te sezonit të kaluar ku edhe siguruam ekzistencën në Superligën e Kosovës, unë mora vendimin (jo të lehtë) të cilin tani e bej publik, largohem nga futbolli në rolin e trajnerit.

E dashura familja ime faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve, e di që nuk ka qenë aspak e lehte për juve kur unë ma shume kam qëndruar afër topit nëpër stadiume duke ju lanë anash juve të dashurit e mi.

Të respektuarit ju trajnerët me të cilët kam punuar, edhe juve ju falënderoj shumë.
Kryesit e klubit me të cilët kam punuar edhe ata i falënderoj shumë.

Një falënderim i madh shkon edhe për gjithë ata portierë dhe futbollistë që kam punuar me ta, do ndihem krenar gjithmonë me juve.
Dhe në fund shumë faleminderit për tifozerinë tonë të flaktë ‘Ujqit’”, shkruan Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat