A e dini pse Cërvena Zvezda nuk lyp leje nga FFK me ardhur në Graçanicë?

Futboll

A e dini pse Cërvena Zvezda nuk lyp leje nga FFK me ardhur në Graçanicë?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:43
A e dini pse Cërvena Zvezda nuk lyp leje nga FFK me ardhur në Graçanicë?

Në vitin 2018 Cërvena Zvezda e Beogradit mori një flakaresh të rëndë nga Fadil Vokrri, kur ishte president i FFK-së, i cili ndërroi jetë me 9 qershor të 2018-ës! Vokrri e ndali Zvezdën, nuk lejoi që të futet në Kosovë. Këtu mori fund ëndrra e klubit që njihet më famëkeq në Ballkan për të luajtur me një Graçanicë që nuk i njeh institucionet e Kosovës.

Historia e futjes së tyre në Graçanicë kinse për ndeshje humanitare mori fund! Sepse ajo ishte më shumë për promovimin e politikës nacionaliste serbe se sa për ndeshje humanitare të futbollit!

Në majin e sivjetshëm Cërvena Zvezda as që lajmërohet dhe as që interesohej! Iu thyen hundët nga Vokrri, por sivjet as që tentuan sepse e dini mirë se në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës është njeriu më i afërt i Vokrrit, Agim Ademi i cili ka qenë nënkryetar atëkohë dhe pjesë e proceseve që nga koha e okupimit e deri më sot.

E dinte Zvezda se kërkim leja do të jetë e kot! Zvezdan Terziq, kryetar i C. Zvezdës, Mitar Mërkella drejtor sportiv dhe Dragan Xhajiq, që është pjesë e këtij klubit, as që u lodhen për të menduar më për Graçanicë, duke e ditur se në krye të FFK-së është Ademi!

Ata e dinë mirë se Ademi ka kontribuar në periudhën e pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai serbosllav dhe e dinin se dera e mbyllur nga Vokrri nuk do të hapet më, as nga Ademi. Kështu që Zvezda ul kokën dhe nuk mendon për Graçanicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat