Vukicevic bën homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri

Futboll

Vukicevic bën homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:19
Vukicevic bën homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri

Trajneri i ri i KF Feronikelit, Dejan Vukicevic, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin kampion të Kosovës, duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit e edhe më gjerë, Fadil Vokrri.

Vukicevic ishte i shoqëruar me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Presidentin e KF Feronikelit, Naser Ramaj dhe Drejtorin Teknik të klubit, Malsor Gjonbalaj.

Mëngjesin e së mërkurës, trajneri malazez e filloi me konferencën për shtyp, të parën në krye të shtabit teknik të KF Feronikelit.

Më pas ai shkoi për të treguar respektin e tij për ish futbollistin dhe ish Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat