Ramiz Lladrovci flet për Dejanin që emërohet në krye të klubit të Feronikelit

Futboll

Ramiz Lladrovci flet për Dejanin që emërohet në krye të klubit të Feronikelit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 17:32
Ramiz Lladrovci flet për Dejanin që emërohet në krye të klubit të Feronikelit

Feronikeli dje është bërë me trajner të ri pas largimit të Zekrija Ramadanit.

‘Nikli’ tashmë ka prezantuar trajnerin malazez, Dejan Vukiceviq, derisa sot skuadra kampione ka marrë përkrahjen nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci në rrjetet sociale ka falënderuar ish trajnerin Ramadani, kurse për trajnerin nga Mali i Zi ka shkruar se ka një karrierë të pasur si futbollist por edhe si trajner.

“Përgëzime për trajnerin Dejan Vukiçeviq, i cili ka një karrierë të pasur si futbollist dhe trajner. Sporti i ka afruar njerëzit, popujt, shtetet dhe kombet, nuk i ndan.

E falënderoj ish trajnerin Zekirija Ramadanin, për krejt çfarë ka bërë që Ferronikeli të arrij deri këtu.

Mali i Zi, është krah vendit tonë, duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës si dhe përkrahëse e integrimeve në organizatat ndërkombëtare të vendit tonë.

Suksese Ferronikeli, urime Trajner, urime drejtor Naser Rama, urime tifozë e futbolldashës!

Pas promovimit të trajnerit të ri, vendosja e luleve pranë varrit të Fadil Vokrrit, është nderim për futbollistin dhe futbolldashësit në kohërat e vështira dhe të arriturat e futbollit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat