Sulmoi gjyqtarin në Europë, shqiptari rrezikon të dënohet me 15 ndeshje…

Futboll

Sulmoi gjyqtarin në Europë, shqiptari rrezikon të dënohet me 15 ndeshje…

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:29
Sulmoi gjyqtarin në Europë, shqiptari rrezikon të dënohet me 15 ndeshje…

Të ofendosh ose të sulmosh gjyqtarin gjatë ndeshjes, është një veprim që nuk lejohet dhe dënohet nga UEFA.I tillë ishte edhe rasti i lojtarit të Shkëndijës, Agim Ibraimi, i cili në fund të ndeshjes kundër Dudelanzhit, pati një zënkë me arbitrin e ndeshjes, me këtë të fundit, që e ndëshkoi direkt me karton të kuq.

Lojtari është ende në pritje të vendimit nga UEFA, pasi diçka e tillë nuk lejohet në fushën e lojës.

Akte si ky i lojtarit të tetovarëve, dënohen nga UEFA, nga 5 deri në 15 ndeshje pezullim. Vendimi do të jepet në 22 gusht, por Ibrahimi rrezikon të marrë edhe një dënim shtesë, pasi përdori një fjalor të rëndë, në momentin e incidentit.

Dënimi mund të jetë vetëm për Kupat e Europës, por në rast se sulmi konsiderohet serioz, atëherë Ibraimi mund të pezullohet nga të gjitha kompeticionet, për një periudhë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat