Zyrtare: Milan kompleton transferimin e radhës

Futboll

Zyrtare: Milan kompleton transferimin e radhës

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:02
Ilustrim

AC Milan ka finalizuar nënshkrimin e Leo Duarte nga Flamengo në një marrëveshje që raportohet me vlerë 11 milionë euro.

‘Rossonerët’ mposhtën Romën në garën për të nënshkruar me Duarte, i cili bashkohet me klubin në një marrëveshje pesë-vjeçare pasi vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Itali.

Duarte kishte kaluar tërë karrierën e tij profesionale me Flamengo, duke bërë 92 paraqitje totale në katër sezone me klubin brazilian.

Ai fitoi dy trofe me klubin, duke fituar Campeonato Carioca në vitin 2017 dhe 2019.

Ardhja e qendërmbrojtësit 23-vjeçar forcon opsionet mbrojtëse në dispozicion të trajnerit të ri të Milanit Marco Giampaolo përpara sezonit 2019/20.

Ai do të bashkohet me Theo Hernandez, Matteo Musacchio, Mattia Caldara, Davide Calabria dhe Alessia Romagnoli në fazën defanzive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat