Dyshimet, ultrasin e skuadrës italiane të futbollit e vranë shqiptarët për pazare të drogës

Futboll

Dyshimet, ultrasin e skuadrës italiane të futbollit e vranë shqiptarët për pazare të drogës

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 08:33
Fabricio Pishiteli

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytetin e Italisë.  Kapo-ultrasi i Lacios, Fabricio Pishiteli, i njohur me nofkën Diabolik, është vrarë sonte në një pritë në Romë.

Incidenti ndodhi në lagjen Usholana, në “Parco degli Acquedotti”, teksa raportohet se kreu i ultrasve lacialë është vrarë me një plumb në kokë.

Ai nuk ishte i panjohur për policinë jo vetëm për shkak të pozicionit të tij si ultras, por shpesherë ishte cilësuar si kapo i drogës.

Fabricio Pishteli kishte qenë duke ecur në park kur i ishte afruar një person i cili e kishte qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend dhe ishte larguar më pas mes turmës.

Mediat italiane raportojnë se më e mundshme e vrasjes së ultrasit të Lacios është hakmarrja për një trafik ndërkombëtar droge të përfunduar keq me mafien shqiptare, duke përjashtuar një motiv të lidhur me botën e ultrasit. Vetëm një muaj më parë “Diabolik”, kishte festuar dasmën e vajzës së tij në një ceremoni madhështore në zemër të kryeqytetit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat