Zidane: Jam i bindur që do luftojmë...

Futboll

Zidane: Jam i bindur që do luftojmë...

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 16:00
Zidane: Jam i bindur që do luftojmë...

Zinedin Zidan premton se objektivi kryesor i Realit të Madridit në këtë sezon është të luftojë. Trajneri i “galaktikëve” është shprehur i kënaqur nga lojtarët për sfidën që zhvilluan kundër Salcurgut. Francezi vlerëson maksimalisht lojtarët e rinj dhe shpjegon ndryshimin e skemës.

Zinedin Zidan thotë se ishte koha për të provuar gjëra të reja dhe kjo fitore do t’i japë shumë besim për të vazhduar punën. Kampionati spanjoll është shumë pranë, por Reali ka edhe një tjetër ndeshje në dispozicion për të marrë përgjigje pozitive nga mbrojtja, por edhe nga sulmi.

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra. Ishte një skemë e re dhe djemtë e interpretuan në mënyrë të shkëlqyer. Donim të ndryshonim shumë gjëra. Çdo ditë që kalon jemi më mirë dhe ndeshja (djeshme) e konfirmoi. Na duhet edhe një ndeshje nga fillimi i kampionatit, por përgjigjet i kemi pasur pozitive”.

“Vlerësoj shumë sforcon dhe sakrificën që po bën skuadra në këto momente. Ishte shumë e vështirë që të bënim një ndeshje të tillë kundër një rivali kaq të ndërlikuar dhe të fortë. Në ditët e sotme nuk ka skuadra të vogla, por ne bëmë lojën tonë. Luajtëm me intensitet. Në pjesën e dytë patëm pak vështirësi, sepse kundërshtarët na bënin presing shumë lart. Jam i kënaqur që arritëm ta fitonim ndeshjen. Djemtë bënë një sforco të madhe dhe dua t’i falënderoj të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat