Praet lë Serie A, nënshkruan me Leicesterin

Futboll

Praet lë Serie A, nënshkruan me Leicesterin

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 17:15
Praet lë Serie A, nënshkruan me Leicesterin

Dennis Praet është futbollisti më i ri i Leicester Cityt.

Transferimi i mesfushorit belg drejt anglezëve ishte thuajse i mbyllur, por në momentet e fundit është shfaqur një problem, i cili kishte të bënte me pagën e lojtarit, por që tashmë është zgjidhur.

Për mesfushorin “Dhelprat” i paguan klubit të Sampdorias 21 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2024, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro ne sezon.

Ish-mesfushori i Anderlechtit pëlqehej shumë edhe nga trajneri Giampaolo i Milanit, por mes klubeve nuk u arrit një marrëveshje për shkak të pretendimeve të larta që Sampdoria kishte për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat