Real Madrid dorëzohet për Pogba

Futboll

Real Madrid dorëzohet për Pogba

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:31
Paul Pogba

Skaudra e Real Madrid duket se nuk do të vazhdojë garën për shërbimet e Paul Pogba.

Afati kalimtar i verës është mbyllur në Angli, me Manchester United që nuk kanë transferuar asnjë lojtar për repartin e mesfushës.

Raportime nga ‘Marca’ bëjnë të ditur se Real Madrid janë dorëzuar për Pogba.

Me merkaton e hapur në Spanjë, por të përfunduar në Angli, United nuk do të kenë mundësi të gjejnë zëvendësues për francezin.

‘Djajtë e kuq’ ishin në bisedime me Bruno Fernandes dhe Eriksen, por asnjëri nuk iu bashkua skuadrës.

Kështu, Pogba duket se do të mbetet së paku deri në janar tek skuadra nga ‘Old Trafford’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat