Inter, Lukaku i jep goditjen e parë Icardit

Futboll

Inter, Lukaku i jep goditjen e parë Icardit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:44
Romelu Lukaku

Pasi e ç’graduan si kapiten, tani i marrin edhe numrin në fanellë.

Mauro Icardi ka vetëm emrin tek Inter dhe asgjë tjetër. Ashtu siç pritej, afrimi i Romelu Lukaku do të thotë se ai do të jetë sulmuesi kryesor dhe klubi i ka dhënë numrin 9 në fanellë.

Aktualisht Icardi është në listën e të përjashtuarve dhe duhet të gjejë patjetër një klub ku të sistemohet, për ndryshe do të mbetet në tribunë sepse klubi zikaltër ka vendosur të mos e përfshijë në listën e lojtarëve për Serie A dhe e njëjta gjë ndodhë edhe në listën e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat