Ec e mos e kujto këtë femër kroate që na i dridhi tokën në Prishtinë!

Futboll

Ec e mos e kujto këtë femër kroate që na i dridhi tokën në Prishtinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:08
Ec e mos e kujto këtë femër kroate që na i dridhi tokën në Prishtinë!

Legjenda e këngës kroate, Tereza Kesovia, sipas të dhënave që ka, sot ka 80 vite, por që ende kujtohet më shumë dashuri edhe nga gjeneratat e vjetra të Kosovës, kur ajo zbarkoi në stadiumin e Prishtinës dhe e nisi topin nga qendra në përballjen e javës së fundit (java e 34-të) në ish elitën jugosllave, mes Prishtinës dhe skuadrës kroate Dinamo e Vinkovcit, që u fitua nga Prishtina me rezultat 3:1. 

Image

Aty shihet me shirit kapitenit dhe fanellë të kaltër, legjenda Fadil Vokrri (i ndjeri) dhe Zoran Batroviqi, ndërsa gjyqtari shikonte me habi dhe në anën tjetër dridhej stadiumi i Prishtinës jo vetëm nga atmosfera por edhe nga bukuroshja kroate atëkohë!

Dasmë futbolli në Prishtinë, edhe më madhështore e kishte bërë këngëtarja e famshme kroate, që i ndezi në katër anët tribunat! 

“Tereza Kesovia e nisë ndeshjen nga qendra në takimin lamtumirës të strategut shpëtimtar Miroslav Çira Bllazheviç në takimin Prishtina-Dinamo (V) 3:1 - 30 qershor 1985!”, shkruan Bislim Selmani.

Image

Prishtina kishte përfunduar në vend të dhjetë me 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat