Gundogan mbetet edhe për disa vite në City

Futboll

Gundogan mbetet edhe për disa vite në City

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:38
Gundogan mbetet edhe për disa vite në City

Mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, ka nënshkruar një kontratë të re 4-vjeçare deri në vitin 2023 me kampionët në fuqi të Anglisë

Pas bisedimeve të gjata, ndërkombëtari gjerman, 28-vjeç, ra dakord me kushtet e reja dhe nënshkroi marrëveshjen të enjten.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, e sheh mesfushorin si pjesë kryesore të planeve të tyre, ndërsa futbollisti hyn në vitet kulmore të karrierës së tij.

Kontrata e mëparshme e Gundogan në “Etihad Stadium” përfundonte pas në qershor të vitit të ardhshëm. Ai u bashkua me City-n nga skuadra e Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund, për 25 milionë paundë në vitin 2016.

Pavarësisht se pësoi dy lëndime të rënda në gju, ish-lojtari i Nurembergut ka fituar pesë trofe, duke shënuar 17 gola në 115 paraqitje për City-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat