Hasan i bashkohet Dritës

Futboll

Hasan i bashkohet Dritës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:17
Hasan i bashkohet Dritës

Sulmuesi Sunaj Hasan i bashkohet Dritës nga Bogovina.

Skuadra e Dritës nga Bogovina ka bërë një goditje të fuqishme në afatin kalimtar të verës.

Bogovinasit kanë mbylur me sukses bisedimet me sulmuesin shkupjan Sunaj Hasan nga Genc Kalemler, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës në stërvitje, shkruan gazeta Lajm e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë prurje stafi teknik i Dritës ka kryer një punë të madhe, pasi kanë pasur nevojë për një lojtar të kalibrit të Hasanit. 
Në ndërkohë, Drita është në bisedime edhe me disa futbollistë të njohur të ligës së dytë, emrat e të cilëve mbetën në fshehtësi të madhe.

Kampionati në Ligën e dytë –Perëndim fillon me 24 gusht, ndërsa Drita takimin e parë e luan me Gostivarin në fushën e këtyre të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat