Mourinho: Inter im bëri arritjen më të madhe në historinë e futbollit italian

Futboll

Mourinho: Inter im bëri arritjen më të madhe në historinë e futbollit italian

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 18:32
Jose Mourinho

Jose Mourinho sa herë që flet për Interin, gjithmonë mundohet të gjejë fjalët më të mira.

Trajneri portugez në vitin 2010, shkroi historinë me këtë skuadër, duke fituar Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë.

Gjatë një interviste dhënë së fundi, Mourinho ka thënë se e arritura e Interit në vitin 2010, është arritja më e madhe në historinë e futbollit italian.

“Ne kemi arritur diçka unike dhe kjo më dha një lidhje të përjetshme me këtë klub dhe këtë vend”, ka deklaruar Mourinho.

“Interi në vitin 2010 nuk ishte thjesht Interi më i madh në histori, por skuadra me arritjen më të madhe në historinë e futbollit italian”.

“Ata lojtarë dhe unë jemi ikonë. Italia bëri historinë dhe ne arritëm kulmin e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat