Jashari: Mitrovica e ka motivin shtesë kundër bullgareve!

Futboll

Jashari: Mitrovica e ka motivin shtesë kundër bullgareve!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:03
Jashari: Mitrovica e ka motivin shtesë kundër bullgareve!

Kampionet e Kosovës, Mitrovica, me optimizëm e presin ballafaqimin me skuadrën bullgare NSA Sofia, në kuadër të grupit 2 të kualifikueseve për Champions League. Futbollistet e Mitrovicës janë në formë të mirë dhe të motivuar edhe më shumë pas fitores me rezultat 2:1 ndaj Olimpia Cluj nga Rumania.

Image

Kryetrajneri i Mitrovicës, Seid Onbashi, e ka më së të qartë nivelin e rivales dhe shpreson se do të dalin me rezultat pozitiv, që do t’i hap rrugën e kualifikimit për më tej. Ballafaqimi mes Mitrovicës dhe NSA Sofia luhet nesër në orën 17.30 në stadiumin e qytetit në Nikshiq të Malit të Zi, e vlefshme e xhiros së dytë.

NSA Sofia është ekip shumë e mirë dhe ka barazuar 4:4 me Breznicën nga Mali i Zi në hapje të grupit. Futbollistja me përvojë, Suada Jashari, tha se skuadra e saj do të luftojë me mish e më shpirt për rezultat të favorshëm, që do t’ia lehtësojë rrugën për kualifikim.  “Ndeshjen me NSA e shoh si takim të vështirë dhe shumë të rëndësishëm për ekipin tonë, sepse nëse fitojmë do të thotë shumë për ne”, tha Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Futbollistja tha se do të japin maksimumin sepse fitorja do t’i përforcon edhe më shumë në krye të renditjes së grupit.

“Në rast të fitores jemi vetëm edhe një hap larg kalimit të grupit, gjë që do të ishte historike për ekipin tonë dhe futbollin e femrave të Kosovës”, theksoi ajo. Mesfushor-sulmuesja kërkon kujdes të madh edhe nga bashkëlojtaret ndaj rivales.

Ajo flet edhe për përparësitë: “Përparësi? Mendoj që e kemi forcën e grupit, disiplinën e klimën e mirë që e kemi në ekip”. Jashari deklaron se e kanë edhe motivin shtesë me fitoren në takimin e parë.

“Kemi edhe motiv shtesë sepse kemi fituar ndeshjen e parë e cila na ka motivuar akoma më shumë”, tha Jashari.

Mitrovica nuk është komplet dhe kjo është edhe një shqetësim! “Nuk jemi komplet sepse unë nuk jam e gatshme komplet për lojë, nuk jam akoma 100%. Mungon Edona Kryeziu dhe dy lojtare tjera.

Image

Megjithatë, prapë mendoj që kemi lojtare të mira në ekip e besoj shumë që do t'ia dalim të fitojmë”, përfundoi Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat