Shkupi sfidohet nga Teteksi për Kupë, Renova nga Kozhufi

Futboll

Shkupi sfidohet nga Teteksi për Kupë, Renova nga Kozhufi

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:17
Shkupi sfidohet nga Teteksi, Renova nga Kozhufi

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, është hedhur sot shorti për raundin e parë të edicionit të ri 2019/20 të Kupës së Maqedonisë.

“Skuadra e Shkupit për raundin e parë në kompeticionin e Kupës është shortuar me skuadrën e Teteksit.

‘Bardheblutë’ ndeshjen me Teteksin e luajnë si mysafirë dhe e njejta është paraparë të zhvillohet me 21 gusht (e mërkurë), duke nisur nga ora 17:00”, thuhet nga Shkupi.

“Gjatë ditës se sotme u hodh shorti ne kuadër të Kupës së Maqedonisë. Ekipi i Renovës do të përballet me skuadrën e Kozhufit nga Gjevgjelia, ndeshja do të zhvillohet me 21 gusht në qytetin e Gjevgjelisë”, njofton Renova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat