Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore në hapje të kampionatit në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore në hapje të kampionatit në Maqedoninë e Veriut

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:25
Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore në hapje të kampionatit në Maqedoninë e Veriut

Në historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, për herë të parë kemi katër skuadra shqiptare në elitë! Kampioni Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe debutuesi Struga Trim & Lum.  

Shkëndija nis misionin e mbrojtjes së titullit në udhëtim ndaj Akademija Pandev, kurse Renova e pret Sileksin e Kratovës dhe Struga para shikuesve të vet ndeshet me Rabotniçkin.

Të katër ndeshjet luhen nesër në orën 17.30 përveç Vardarit me Makedonija GP të dielën. Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore në hapje të kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e Shkëndijës përmes një shkrimit në faqen e tyre, thonë se janë të gatshëm për betejat e reja.

“Të shtunën nis sezoni i ri garues në elitën e futbollit vendor dhe kuqezinjtë mbrojtjen e titullit e fillojnë me transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë. Sezon i ri me ambicie të vjetra. Kampionët të shtunën në transfertën me Akademia Pandevin nisin sezonin garues 2019/2020 me pretendime të qarta për të fituar sërish titullin. Skuadra ka lënë pas paraqitjen në skenën europiane, që për dallim nga tre vitet paraprake kësaj radhe nuk solli rendimentin e pritur, mirëpo tashmë vëmendja kthehet kah skena vendore ku pritet ekipi të rikonfirmojë dominimin.

Stafi teknik javën e fundit paralel me punën standarde të paraparë për këtë periudhë, ka punuar edhe në aspektin psikik për të ngritur ekipin në nivelin e duhur për këtë situatë kur fokusi duhet kthyer për sfidat kampionale. Takimi i parë në Strumicë vlerësohet maksimalisht dhe kërkohet start me tre pikë në sezonin e ri. Pa lëndime dhe pezullime, stafi teknik ka në disponim të gjithë futbollistët për takimin e parë me Akademia Pandevin.

Dueli me Akademia Pandevin faktikisht vëndon përballë njëra tjetrës kampionin dhe fituesin e Kupës. Ekipi nga Strumica do të nisë sezonin e tretë në elitën e futbollit vendor, ndërsa suksesin më të madh arritën sezonin e shkuar kur në kampionat u renditën në vendin e dytë, menjëherë pas Shkëndijës, ndërsa fituar trofeun e parë në histori, atë të Kupës. Deri tani dy ekipet janë përballur në tetë herë, me kuqezinjtë që numërojnë 4 fitore, dy herë ekipet kanë barazuar, ndërsa A. Pandev ka fituar në dy raste. Takimi Akademia Pandev-Shkëndija luhet në stadiumin ‘Mlladost’”, bëhet e ditur nga Shkëndija. 

Liga e Maqedonisë
Sot

A. Pandev-Shkëndija
Renova-Sileksi
Shkupi-Boreci
Struga Trim & Lum-Rabotniçki
E diel
Vardari-Makedonija GP
Ndeshjet fillojnë në orën 17.30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat