Tifozët i thonë ‘jo’ Neymarit

Futboll

Tifozët i thonë ‘jo’ Neymarit

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 00:41
Neymar Juniori

Tifozët e Real Madridit nuk e duan Neymar Juniorin në “Santiago Bernabeu”. 59,7 për qind nga 137.000 tifozë kanë votuar ‘jo’, kurse 40,3% ‘po’ në sondazhin e AS nëse Reali duhet ta blejë 27-vjeçarin.

Neymar është afër largimit nga Paris Saint Germain.

27-vjeçari raportohet se ka dy opsione, të rikthehet në “Camp Nou”, ose ta veshë fanellën e klubit që kishte ëndërruar si fëmijë, Real Madridit.

Mirëpo, duket se tifozët nuk e kanë në qejf shumë brazilianin, për shkak të problemeve të shumta që ka shkaktuar që nga viti 2017.

Në sondazhin e AS, se a duhet të nënshkruajë Reali me Neymarin, shumica e tifozëve kanë zgjedhur opsionin ‘jo’.

59,7 për qind nga 137.000 tifozë kanë votuar ‘jo’, kurse 40,3% ‘po’, e duan Neymarin në Santiago Bernabeu.

Braziliani është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, kur braktisi Barcelonën për 222 milionë euro.

Për dy sezone, plot me probleme e lëndime, Neymar ka shënuar 51 gola në 58 paraqitje dhe ka dhuruar edhe 29 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat