Alisson do të mungojë në ndeshjen kundër Chelsea

Futboll

Alisson do të mungojë në ndeshjen kundër Chelsea

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 08:11
Alisson

Portieri u detyrua ta lërë fushën pas 38 minutave, në ndeshjen e hapjes së sezonit të ri në Premier League.

Alisson do t’i nënshtrohet një skanimi, e ku pastaj do të dihet saktësisht se edhe deri kur do të mungojë ai, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, Jürgen Klopp ka konfirmuar se braziliani do të mungojë në udhëtimin për në Stamboll javën e ardhshme.

Klopp në konferencë tha : “Në të vërtetë nuk ka pasur asgjë tjertër të keqe në atë ndeshje përveç dëmtimit të Alit. Kjo sigurisht që nuk është e mirë për ne, por duhet të shohim se sa serioz është dhe atëherë duhet të merremi me të.

“E Mërkurë [në Super Kupë], ai nuk do të luajë – me gjithë përvojën time, mund ta them këtë tashmë. Ai është i dëmtuar, me siguri, kështu që ne duhet të shohim sa shumë. “

Lëndimi i Alisson bëri që Adrianin të debutoj në ndeshjen e tij për Liverpoolin.

Klopp është i bindur që portieri spanjoll ka atributet e nevojshme për tu rritur në mungesë të Nr.1 të Reds.

“Ai është një djalë shumë i sigurt  dhe unë nuk mendoj se ai dëshiron të ulet vetëm në stol për dy vitet e ardhshme,” tha Kopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat