Ka ndërruar jetë futbolisti i njohur Fahrudin Jusufi

Futboll

Ka ndërruar jetë futbolisti i njohur Fahrudin Jusufi

Nga: Fatmir Beka Më: 10 gusht 2019 Në ora: 08:25
Fahrudin Jusufi

Futbollisti legjendar i skuadrës beogradase Fahrudin Jusufi ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, kanë njoftuar burime nga KF “Partizan”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"KF Partizan ka shprehur ngushëllime familjes Jusufi me rastin e humbjes së njeriut të madh dhe legjendës së futbollit të Ish-Jugosllavisë dhe të bardhë e zinjve ".

Anëtari I " foshnjave të Partizanit dhe reprezentacionit të Jugosllavisë ku ka zhvilluar 55 ndeshje dhe si pjesëmarrës I Kampionatit Botëror të vitit 1962, Kampionatit Evropian të vitit1960, ka ka fituar medalje të argjendtë dhe në Lojërat Olimpike tëp o atij vitit medalje të artë.

Ai ka ardhur në Beograd me familje si djalosh kur ka nis të stërvit futboll në rang më të ulët në klubin “Pobeda”.

Për ekipin e parë të Partizanit ka debutuar në vitin 1957/58 dhe pjesën më të madhe e kaloi në këtë klub si krah I djathtë, pas titullit kampion të Jugosllavisë në vitin 1964/65 me Partizanin luajti edhe në Ligën e Kampionëve të Evropës.

I popullarizuari "Julka" me KF Partizan ka fituar 4 tituj kampioni të  Jugosllavisë -1960/61, 1961/62, 1962/63 i 1964/65.

Jusufi në KF Partizan si futbollist ishte në periudhën 1957-1966, përkatësisht si trajner nga 1987-1988.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat