Solskjaer: Pres shumë gola nga ky lojtar

Futboll

Solskjaer: Pres shumë gola nga ky lojtar

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:17
Ole Gunnar Solskjaer

Alexis Sanchez është ideja e fundit e çmendur e Roma-s. Ginaluca Petrachi, drejtori sportiv i verdhekuqve, po mendon për yllin kilian për të përforcuar sulmin, edhe pse kosto e këtij operacioni do të ishte shumë e lartë për arkat e Roma-s.

Ndërkohë, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur në konferencë për shtyp për ish-yllin e Arsenal-it, Barcelona-s dhe Udinese-s:

"Alexis është kthyer dhe është stërvitur mirë. Natyrisht është katër ose pesë javë mbrapa në krahasim me të tjerët. Pres që të qëndrojë dhe të shënojë shumë gola për ne", ka thënë norvegjezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat