Ylli i rivalëve të Inter-it i shkruan Icardi-t: Po të pres...

Futboll

Ylli i rivalëve të Inter-it i shkruan Icardi-t: Po të pres...

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:17
Mauro Icardi

Pasi ka mbetur jashtë projektit të klubit dhe ka humbur fanellën me numrin 9, që tashmë i ka kaluar Lukaku-t, për Mauro Icardi-n nuk ka më vend tek Inter-i, por akoma nuk dihet se cila mund të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Mes hipotezave që kanë qarkulluar në javët e fundit është ajo që flet për një transferim të argjentinasit te Roma, e cila mund të humbasë Dzeko-n (po negocion pikërisht me zikaltrit) dhe nuk po arrin të zhbllokojë operacionin Higuain.

Ka qenë pikërisht një yll i  verdhekuqve dhe ish-lojtar i zikaltërve që ka ftuar Icardi-n të shkojë në kryeqytetin e Italisë: "Të pres", ka qenë komenti i Juan Jesus në profilin e argjentinasit në Instagram, i shoqëruar me dy zemra verdhekuqe dhe një ujk.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat