Gjilani mposhtet në miqësoren e fundit parasezonale

Futboll

Gjilani mposhtet në miqësoren e fundit parasezonale

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:47
Gjilani mposhtet në miqësoren e fundit parasezonale

Gjilani është mposhtur me rezultat 4:1, në ndeshjen e fundit kontrolluese të kësaj faze përgatitore, kundër Dukagjinit në Klinë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘18 Qershori’, dhuroi plot pesë gola.

Golin e vetëm për skuadrën e Gjilanit e realizoi: Muhamed Useini, i cili shënoi në pjesën e parë të takimit.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit është e fundit për këtë fazë përgatitore për kuq e bardhët, para fillimit të kampionatit, i cili starton javën e ardhshme, me Gjilanin që e fillon atë si mysafir i Trepçës 89', në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat