Njihuni me gjashtë shqiptarët e Partizanit të Beogradit, nga i pari e deri te i fundit!

Futboll

Njihuni me gjashtë shqiptarët e Partizanit të Beogradit, nga i pari e deri te i fundit!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2019 Në ora: 12:52
Xhevat Prekazi

Deri para viteve të 90-ta, klubi i futbollit Partizani i Beogradit (që njihet si klub i ish ushtrisë jugosllave), është përbërë nga të gjitha nacionalitetet, që besa ka pasur edhe shqiptarë, siç ishte vjeshta e vitit 1986 kur luanin së bashku sulmuesi Fadil Vokrri (i ndjeri) dhe mbrojtësi Isa Sadriu!

Image

Isa Sadriu dhe Fadil Vokrri, viti 1986

Cilët janë gjashtë shqiptarët që mbrojtën ngjyrat e Partizanit?

I pari që veshi fanellën e Partizanit është Zenun Brovina në periudhën 1962-1963. Ai është shqiptari i parë dhe është me prejardhje nga Gjakova!

Image

Zenun Brovina

I dyti është Luan Prekazi në periudhën 1967-1969 dhe ka pasur një periudhë të jashtëzakonshme, duke dëshmuar cilësitë e tija. 

Image

Luan Prekazi

I treti është Xhevat Prekazi, që luajti më së gjati, nga viti 1976 deri në vitin 1983! 

Image

Xhevat Prekazi

I katërti është Kujtim Shala, që ka pasur edicionin 1983-1984 dhe një edicion shumë të mirë. 

Image

Kujtim Shala

I pesti është Isa Sadriu që luajti në edicionin 1986 dhe ka qenë prej mbrojtësve më të mirë, që besa kujtohet edhe si flokë kaçurrel. 

Image

Isa Sadriu

I gjashti dhe i fundit është Fadil Vokrri nga vjeshta e vitit 1986 e deri në vitin 1989. Emër që la gjurmë dhe që ende përmendet nga tifozët e vjetër të këtij klubi. 

Image

Fadil Vokrri

Këta janë gjashtë shqiptarët e Partizanit, që më së shumti ndeshje ka pasur Xhevat Prekazi, pastaj Vokrri, Luan Prekazi, Shala, Sadriu e më së paku Brovina.

Image

Fahrudin Jusufi

Nëse ia shtojmë edhe të ndjerin (që ndërroi jetë dje) goranin Fahrudin Jusufi nga Kosova, i cili ka qenë lojtar nga viti 1957-1966 dhe kryetrajner i Partizanit në vitin 1987-1988. Duhet sqaruar se Partizani atëkohë ka qenë klub i ushtrisë, pra ish Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat