Milan prezanton trofeun e Ligës së Kampionëve në Prishtinë

Futboll

Milan prezanton trofeun e Ligës së Kampionëve në Prishtinë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:28
Milan prezanton trofeun e Ligës së Kampionëve

Befasitë nga skuadra e Milanit për tifozët nga Kosova nuk kanë të ndalur.

Pas konferencës për shtyp, në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë është prezantuar trofeu i Ligës së Kampionëve.

Në këtë ceremoni morën pjesë dy legjendat e Milanit, Franco Baresi dhe Daniele Masaro.

Image

Baresi pasa tifozëve të flaktë rosonerë tha se me këtë pritje që na keni bërë po na detyroni të rikthehemi sërish këtu.

"As në Itali nuk na presin kështu. Neve po na vjen mirë që kemi këta tifozë këtu në Kosovë" tha Baressi.

Ndërkaq Masaro tha se Milan me kënaqësinë më të madhe e ka pranuar ftesën për të ardhur në Kosovë.

"Çfarë kënaqësi, faleminderit shumë. Jemi të befasuar nga pritja e juaj. Besoj që do të kthehemi në Itali me një ndjenjë të veçantë" tha Masaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat