Milan sjellë diçka interesante në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Futboll

Milan sjellë diçka interesante në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:45
Milan sjellë diçka interesante në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Trofeu i Ligës së Kampionëve i fituar nga Milan në vitin 2007, ka parakaluar në sheshet e Prishtinës.

Skuadra e madhe italiane po qëndron në Kosovë, për ndeshje miqësore me KF Feronikelin.

Deri te fillimi i ndeshjes në ora 20:45, janë paraparë një sërë aktivitetesh.

Njëri prej tyre është edhe sjellja e trofeut të Ligës së Kampionëve në Kosovë.

Trofeu i fituar në vitin 2007 në finalen e madhe kundër Liverpoolit, po qëndron në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, dhe tifozët e Milanit kanë mundësinë ta shohin atë nga afër.

Aty janë edhe dy legjendat e Milanit, Franco Baresi dhe Daniele Massaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat