Roma kërkon Sanchez në huazim

Futboll

Roma kërkon Sanchez në huazim

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:17
Roma kërkon Sanchez në huazim

Roma është në kërkim të një sulmuesi, në mënyrë që të zëvëndësojë Edin Dzekon që duket gjithnjë e më pranë Interit.

Duke parë vështirësitë për të arritur te Mariano Diaz i Real Madrid, drejtuesit verdhekuq kanë hedhur vështirimin nga Premier League, ku pëlqehet Alexis Sanchez.

Sulmuesi i Manchester United pati një sezon të shkuar tepër të vështirë në “Old Trafford”, duke u folur shpesh për largimin e tij.

Italianët kërkojnë huazimin e kilianit, por me merkaton në hyrje tashmë të mbyllur në Angli, vështirë se “Djajtë” do të pranonin largimin e Sanchez, duke marrë parasysh që Solskjaer do të mbetej vetëm me Rashford, Martial apo Lingard në sulm, pas largimit të Lukakut drejt Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat